Kronika, Kryesore

Kokaina në Maminas, Arbër Cekaj nuk do të ekstradohet… Xhafaj shpjegon arsyen

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur sot pas takimit me zv. Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, në lidhje me kokainën rekord të kapur pak muaj me pare në Shqipëri.

Ministri u pyet dhe në lidhje me çështjen për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania, pas kapjes së sasisë së madhe të drogës të kapur në kamionin me banane në Maminas, sasi prej 613 kilogram.



“Pyetje interesante, ka një ndryshim tashmë, nuk kemi të bëjmë më me një ekstradim, por me hetim të përbashkët, kjo u takon hetimit të krimeve të rënda, prokurorisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë gjermane”, ishte kjo deklarata e Xhafës për Çekajn.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas