Kryesore

Kokaina në Durrës, Arbër Çekaj: Nuk kam nxjerrë emra biznesmenësh

Avokatët gjermanë të Arbër Çekajt mohojnë lajmet në shtypin shqiptar se klienti i tyre ka nxjerrë emrat e bashkëpunëtorëve në trafikun e drogës.

Sipas raportimeve mediatike, bëhet fjalë për disa biznesmenë shqiptarë.



Përmes një letre drejtuar Maksim Haxhisë, në cilësinë e avokatit dhe kryetarit të Dhomës së Avokatëve, avokatët thonë se Arbër Çekaj kundërshton me forcë akuzat për trafik droge dhe se nuk ka bërë asnjë deklaratë për autoritetet gjermane.

“Ai nuk ka përmendur emrat e z. K.Boci dhe L.Morina, të përmendur në shtyp, që as nuk i njeh personalisht dhe me të cilët nuk ka pasur kurrë kontakt në jetën e tij. Raportimet e rreme të mediave gjatë muajve të fundit e ka mbushur Çekajn me shqetesim të madh për veten dhe familjen e tij”.

Sipas avokatëve, procedura e ekstradimit është ende në vazhdim dhe “Arbër Çekaj ka besim në shtetin kushtetues gjerman që drejtësia do të vihet në vend”.

Çekaj nuk i pranon akuzat që bëhen për trafik droge.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani për 613 kg kokainë që u kap në portin e Durrësit në shkurt të këtij viti.

Kontenieri me banane ku u gjet kokaina  ishte në pronësi kompanisë së tij “Arbri Garden”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas