Kronika, Kryesore

‘Koka’ e Bajrëve akoma në arrati, mes të arrestuarve edhe kandidati i PD për deputet

11 persona të grupit kriminal ‘Bajri’ janë arrestuar në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam. Ata akuzohen për një sërë veprash penale, mes tyre dhe ajo më e rënda, që është vrasje e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë ende mbetet në kërkim shtetasi Enver Bajri, i cili ka qenë dhe koka e këtij grupi kriminal. Ende nuk dihet se ku është vendndodhja e tij.

Mes personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” që vepronin në Shqipëri, por dhe në Holandë është dhe Armir Grimaj. Grimaj aktualisht është trajneri i kombëtares së femrave. Në zgjedhjet e vitit 2013 ai ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër. Grimaj ishte i 11-ti në listën e PD-së.



Emrat e të arrestuarve:

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër dje pasdite (21 shtator 2018);

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas