Shëndeti

Koha e fiqve! Sa mund të hamë dhe pse i nevojiten organizmit

Tani sapo ka përfunduar koha e fiqve të parë dhe do të presim shumë shpejt fiqtë e gushtit që kanë tjetër shije dhe janë më të vegjël.

Sigurisht, koha e reçelit më të mirë është me fiqtë e dytë. Mirëpo, dimë gjithashtu që fiku është një nga frutat me më shumë sheqer dhe sasia e konsumit të tij duhet të jetë e kufizuar. Pikërisht kaloritë, janë arsyeja pse duhet të hamë sa më pak, me gjithë tundimin që na shkaktojnë, sidomos pasditeve kur sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi.



Megjithatë, kanë vitamine dhe veti laksative e antiinflamatore…Me proshutë krudo apo djathëra të kripur, fiqtë, qofshin gliko, qofshin të freskët, janë shumë të shijshëm. Në përbërje të tij, përveç ujit, fiku përmban shumë sheqer; nuk mungojnë as fibrat dhe mineralet (mes të cilave potasiumi që rregullon presionin e gjakut, fosforin, hekur, sodium etj). Fiku është i pasur në vitaminë B (B1, B2, B3 dhe B6), C dhe A. Rregullimi i sistemit tretës është një karakteristikë e tij. Shikimi, lëkura dhe kockat përfitojnë gjithashtu prej konsumit të fikut. Tani, siç ju thamë që në fillim, mos e teproni!

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas