Kryesore

Kodi i ri i Etikës, ja pijet dhe veshja që u ndalohet deputetëve

Ky kod u soll për miratim në seancë plenare në muajin Shkurt, për t’u shtyrë miratimi i tij në një fazë të dytë, pasi partitë politike ranë dakort në bashkëpunimin mes tyre në ndërtimin e këtij kodi. Versioni final i tij është punuar nga palët, të cilat pritet ta depozitojnë në Kuvend.

Pas përshëndetjes nga OSBE për futjen në rendin e ditës së seancës plenare të një muaji më parë dhe dakordësisë mes palëve për të zhgënjyer këtë urim të misionit në Tiranë, partitë politike kanë përfunduar materialin e bashkërenduar mes Partisë Socialiste – Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim: Kodin e Etikës, raporton ABC tv.



Me interpretues kryesor kryetarët e rastit apo Këshillin për Rregulloret dhe mandatin dhe autoritetin përgjegjës për zbatim, Byronë e Kuvendit, ky kod vjen pas një pune të përbashkët të palëve.

Bie në sy neni 4, ai i detyrave të deputetëve, i cili sanksionon pjesëmarrjen e rregullt në veprimtarinë parlamentare në përputhje me Rregulloren e Kuvendit edhe pse kjo e fundit nuk përmban asnjë rresht detyrues lidhur me këtë pjesëmarrje. Ilustrues është rasti i ish-ministrit Saimir Tahiri, sot ende deputet edhe pse pa shkelur në Kuvend prej Tetorit 2017.

Një tjetër reflektim i situatave të ndodhura në këtë legjislaturë është neni 7, i cili dënon votimin e deputetëve në emër të njëri–tjetrit.
Neni 8 do të jetë përgjegjësi për paraqitjen e deputetit, i cili duhet të paraqitet me veshje zyrtare, që përmbushin standartet e profesionalizmit.

Një specifikim tjetër është ajo çfarë ky kod i ndalon deputetit në pikën 2 të nenit 8, kur nuk lejon paraqitjen e tij në mungesë të gjendjes fizike apo konsumit të alkoolit dhe substancave narkotike ose psikotrope.

Duket se nuk kanë munguar edhe propozimet e zonjave deputete, të cilave pas miratimit të këtij kodi, Kuvendi u krijon mundësinë të marrin pjesë në punimet parlamentare bashkë me fëmijën e porsalindur.

Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisë për të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çdo lloj forme ose ushtrimi i kontrollit personal apo të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë.

Një tjetër nen dukshëm i ndikuar nga çështja “Tahiri” dhe që qartësisht nuk ngarkon asnjë organ për zbatim veç ndërgjegjes së vetë deputetit.
Sa i përket interpretimit të këtij Kodi, përcaktues është vendi ku takimi zhvillohet. Është kompetencë e drejtuesit të seancës/komisionit apo organit përkatës, ku janë ngritur pretendimet për të vendosur mbi to. Ky vendim nuk është objekt diskutimi por deputeti brenda 2 ditëve mund t’i paraqesë kërkesë Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet për nëj interpretim përfundimtar. Është ky Këshill, me përfaqësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, kompetent për interpretim.

 

 

 

 

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas