Sport

Klop komenton përformancën e parë të Shaqirit: I kemi dhënë liri, na ka dhënë dinamikë

Liverpul mori një fitore mbreslënëse në miqësoren e zhvilluar përballë Mançester Junajtid. Njëri nga golat u shënua nga blerja më e re e skuadrës së Klop, Xherdan Shaqiri. Në përfundimin e ndeshjes trajneri gjerman ka qenë shumë i entuziazmuar nga shqiptari.

“Nuk është normal. Ka vetëm 4 ditë që stërvitet me ne dhe është përshtatur kaq mirë në stilin tonë të lojës. I kemi dhënë liri që të luajë siç ai dëshiron, na ka dhënë më shumë dinamikë me shpërthimet e tij në sulm. Edhe te goli i Starixh këtë bëri. Unë dua të jem i sinqertë, ishte më mirë nga sa e prisja.



Kur erdhi këtu ishte shumë i entuziazmuar sepse për të është momenti më i mirë në karrierë”, përfundoi Klop. Shaqiri do të rivalizojë me sulmues të kalibrit Salah e Mane për një vend në formacion.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas