Mapo Letrare, Universitet

Klara Buda në stendën e UET PRESS në Panairin e Librit në Prishtinë

Shkrimtarja dhe gazetarja Klara Buda ka qenë sot në stendën e UET PRESS për të firmosur libra për lexuesit, në ditën e parë të Panairit të Librit që ka hapur siparin në Prishtinë. Buda ka folur me dashamirësit e librit për romanin “Pëshpërimë Gruaje”, duke dhënë dhe autogfrafe.

Stenda e UET PRESS ka ngjallur kureshtje për lexuesit në hapësirën ku po mbahet panairi, për vetë morinë e autorëve që prezantohen nën logon e UETPRESS.



Ndër librat e rinj të këtij panairi mund të veçohen romani “Hiri” i Kim Mehmetit, “Përkthyesi” i Maks Velos, ”Kadare dhe regjimi komunist” me autor Dashnor Kaloçi, “Nga fillimi në fund” i Prec Zogaj, apo përmbledhja me poezi dashurie “In Love”, romani ”Sarah” nga Alfred Peza.

Ndër autorët më të kërkuar ditën e parë të Panairit kanë qenë  Ben Blushi, Mustafa Nano, Blendi Fevziu, apo Ilir Ikonomi.

“Romani “Pëshpërimë Gruaje”, në mënyrë të pashmangshme i kujton këtij brezi të mallkuar një epokë me kujtime të rënda, vuajtje, tronditje, që mbase disa i kanë fshirë nga memoria e tyre, por që të tjerë mund t’i “bluajnë” ende me mendje”,” është shprehur autorja gjatë prezantimit të librit në Universitetin Europian të Tiranës muaj më parë.  

Ndërsa për brezin e ri shqiptar, të rritur në një shoqëri me zakone pak a shumë perëndimore, ky roman është një mënyrë për të zbuluar se si kanë jetuar prindërit e tyre.

Diktatura komuniste ka marrë fund që prej 27 vjetësh në Shqipëri, por ajo duket aq e largët në kujtime, saqë po bëhet si një realitet absolutisht i paimagjinueshëm për brezin e sotëm, dashuritë e të cilit përballen me demonë të tjerë.

<
>
34507489_1822003621430003_7082115614692605952_n 34583020_1822003614763337_8474794301274980352_n 34610572_1822008234762875_6484329361922064384_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas