Kronika

Policia ushqen klandestinët sirianë

klandestine sirianeKapen dhe ndalohen 50 klandestinë sirianë, që kishin hyrë në tokën shqiptare nga Greqia dhe me destinacion Malin e Zi.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur sot se, rreth orës 03:00, të mëngjesit, specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme pas informacioneve të marra se një grup klandestinësh po udhëtonin nëpërmjet shtratit të lumit Drino në afërsi të Urës së Lumit të qytetit Gjirokastër , kanë bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e 50 personave nga Siria.



Mes tyre ishin 6 gra dhe 2 fëmijë të moshës 9 e 10 vjeç, të cilët në orët e para të ditës janë shoqëruar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore, dhe pas marrjes së mjekimit po trajtohen me ushqim në Policinë e Gjirokastrës.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.

Uniformat blu po vijojnë punën për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinët kanë leje qëndrimi të shtetit grek.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas