Kronika

Kjo është harta e drogës

Ministria e Brendshme ka publikuar ditën e djeshme hartën e rrugëve përmes të cilave është trafikuar droga nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit. Nga harta e bërë publike dje për trafikun e muajit tetor, kuptohen të gjitha rrugët tokësore dhe ujore nga të cilat droga është trafikuar nga Shqipëria drejt shteteve të tjera.

Një fakt që bie në sy teksa shikon ketë hartë është se përgjatë muajit tetor droga shqiptare nuk ka kaluar as në Kosovë dhe as në Maqedoni, por në destinacione të tjera.



Për muajin tetor, lënda narkotike e të gjitha llojeve është trafikuar përmes rrugëve të ndryshme drejt vendeve me të cilat kufizohet vendi ynë.

Një nga destinacionet që është zgjedhur të paktën në dy raste për trafikimin e drogës është Italia, ku përmes hartës duket qartë se në një rast sasia e lëndës narkotike është nisur nga Durrësi me destinacion shtetin fqinj.

harta e droges

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas