Kryesore, ShowBiz

Kishte veshur fustan grash para se të hidhej

Një nga këngëtarët e dashur të publikut gjerman, por edhe atij europian, është hedhur nga kroçiera ku po udhëtonte.

Bëhet fjalë për Daniel Kueblboeck, 33 vjeç.



Ai po udhëtonte me kroçieren AIDAluna nga Groenlanda drejt Kanadasë kur u hodh në ujë.

Burimet thonë se ai ishte veshur me një fustan grash kur u hodh. Po ashtu gjatë gjithë kohës kishte bërë rrëmujë nëpër anije.

Kroçiera është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse forcat ajrore kanadeze po vazhdojnë kërkimet për të gjetur trupin e tij.

Këngëtari po studionte në një shkollë filmi në Berlin së fundmi. Ka raportime se atë e tallnin në shkollën e filmit, edhe pse zërat janë mohuar nga drejtoria. Daniel njihej për stilin e çuditshëm të jetesës.

Daniel u bë i famshëm në spektaklin gjerman DSDS. Një prej hiteve të tij ka qenë i preferuar edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për këngën e vitit 2003- “You Drive me Crazy”.

<
>
daniel1 daniel2 daniel3 daniel4 daniel5 daniel6
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas