Kryesore, Rajoni

“Kishë ortodokse shqiptare në Maqedoni”

kishaaRreth 75 mijë shqiptarë ortoksë të Maqedonisë kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e besimit të tyre, përmes ndërtimit të një kishe ortodokse shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Projekti dhe ideja është lançuar nga Profesori Branislav Sinadionovski, shqiptar ortodoks në Maqedoni, i cili ka botuar dhe një libër lidhur me këtë çështje.



Sipas tij, formimi i Kishës Ortodokse Maqedonase është ëndërr e rilindësit shqiptar, Josif Bageri, por dhe një dëshirë e kohës e të gjithë ortodoksëve shqiptarë atje që duhet të konkretizohet.

Në “Ballkan Magazine”, të gazetares Lindita Karadaku në Ora News Profesori Sinadionovski rrëfeu mbrëmjen e 4 dhjetorit, kundërshtitë e hasura nga kisha ortodokse maqedonase, si dhe sulmet mediatike ndaj tij me pretendimin se pas kësaj ideje fshihet politika.

Ju keni botuar një libër për shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, sa shqiptarë ortodoksë janë?

Po është e vërtetë kohë më parë kam botuar një libër për shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë. Morën pjesë rreth 500 pjesëmarrës. Ky libër është i pari që trajton këtë çështje jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe në rajon. Sot në Republikën e Maqedonisë jetojnë rreth 75 mijë ortodoksë.

Ku jetojnë ata?

Në fillim të shekullit 20 shumica e shqiptarëve ortodoksë kanë jetuar në pjesën e Gonjareka, lumi i Epërm, por tani jetojnë në të gjithë Maqedonisë nga veriu në jug.

A e kanë ruajtur identitetin shqiptar?

Po, ata kanë identitet shqiptar, mendojnë se janë shqiptarë ortodoksë dhe në të njëjtën kohë mendojnë se janë pjesë e kombit shqiptar.

Ju personalisht jeni maqedonas apo shqiptar ortodoks?

Unë personalisht jam shqiptar ortodoks, sepse gjyshja ime dhe babai im kanë qenë shqiptarë ortodoksë , ata në shtëpi kanë folur vetëm në gjuhën shqipe.

A dini ndonjë fjalë shqip?

Po, por jo si nëna dhe babai im, sepse unë kam kaluar rreth 40 vjet jashtë Republikës së Maqedonisë dhe nuk kam patur mundësi të flas në gjuhën shqipe me shqiptarët e mi ortodoksë. Megjithatë “Faleminderit shumë, Mirdita, Shumë mirë”, etj etj.

Sipas raporteve ju keni thënë se shqiptarët ortodoksë në Maqedoni duhet të kenë kishën e tyre ortodokse, që do të thotë edhe një kishë tjeyër iortodokse shqiptare. I qëndroni akoma kësaj ideje?

Po, e kam thënë sepse shqiptarët ortodoksë e duan këtë gjë dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe ligjet e lejojnë këtë gjë.

Cila është pengesa?

Pas publikimit të idesë sonë, kjo nuk u prit me duar hapur nga kisha ortodokse e Maqedonisë. Unë personalisht jam sulmuar nga mediat maqedonase pa kurrfarë baze, me pretendimin se kjo ide paraqet program politik. Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është ide religjioze jo politike.

Po vetë kisha ortodokse maqedonase ka probleme me Serbinë, Greqinë…

Po, është e vërtetë. Kisha ortodokse maqedonase ka probleme të shumta që nuk datojnë dje, por në një kohë të gjatë dhe duhet ti zgjidhë problemet e saj. Sa na përket neve shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë, ne jemi qytetarë besnikë të Republikës së Maqedonisë dhe nuk kemi asgjë kundër ekzistencës së shettësisë maqedonase dhe kishës ortodokse të Maqedonisë. Ne e kemi shtrirë dorën, por unë kam qenë i sulmuar si në mediat e shkruara ashtu dhe ato elektronike maqedonase pa nxjerrjen e asnjë dokumenti relavant për këto sulme.

Jam sulmuar për shovinizëm, nacionalizëm se ky ëhstë një projekt politik etj. Unë kam thënë se pres përgjigje nga mendimtarët e shkencës dhe jo nga kisha ortodokse, ky është një problem kishtar por ëhstë problem shkencor në të vërtetë. Sepse unë jam shkencëtar dhe kam publikuar rreth 39 libra, 2 prej të cilëve vetëm para pak kohe. Njëri është për të madhin Josip Bageri, i cili ka jetuar 3 km nga fshati i gjyshes sime, Beliçiça. Ishte nga Nistrova.

Ai ka qenë shqiptar?

Po, ai ka qenë shqiptar dhe është deklaruar shqiptar dhe kjo nuk iu lejua nga Bullgaria e atëhershme. Në vitin 1910 u përpoq të formonte kishën shqiptare ortodokse, por nuk u lejua. Ne mendojmë se në rrethanat e reja të krijuara në botë se Maqedonia është me të vërtetë një vend demokratik dhe nuk e prisnim aspak një sulm të tillë nga individë të caktuar nga kisha maqedonase. Ne shtruimë dorën dhe pritëm përkrahje, por kjo e gjitha flet për një mentalitet të caktuar.

Kisha maqedonase ka lejuar mbajtjen e meshave në gjuhën shqipe apo jo, a është mbajtur meshë në gjuhën shqipe?

Jo. Deri tani asnjë meshë në gjuhën shqipe nuk është shërbyer. Kjo nuk e zgjidh problemin sepse në shqiptarëve të Maqedonisë nuk na duhet lëmoshë nga askush. Ne thjesht kërkojmë të kemi kishën tonë shqiptare ortodokse të Maqedonisë. Në Maqedoni Kushtetuta e lejon diçka të tillë sepse askush nuk ka monopol mbi fenë. Më besoni prapa idesë sonë nuk qëndron asnjë parti politike kjo thjesht është dëshirë e popullit shqiptar ortodoks në Maqedoni. Ne jemi vend demokratik që pretendon të shkojë në BE dhe të hyjë në NATO.

A keni ndonjë lidhje me kishën ortodokse të Shqipërisë?

Deri tani kemi pasur vetëm kontakte individuale, por kur të themelohet kisha shqiptare ortodokse e Maqedonisë planifikojmë të vendosim marrëdhënie pune me kishën shqiptare, por jo vetëm me të, por të gjitha kishat që të na pranojnë. Nuk duhet harruar që kemi kishë shqiptare ortodokse në Amerikë dhe Kalabri.

Kur mund të presim themelimin e kishës, ka ndonjë afat kohor?

Nuk kemi një kohë të caktuar, por kemi një program dhe projekt serioz. Ne jemi njerëz seriozë dhe asgjë nuk bëhet brenda natës. Me rëndësi është që ekziston dëshira dhe ne synojmë që së shpejti në pajtueshmëri me kuadrin pozitiv ligjor në Maqedoni dhe kjo kishë të themelohet. Të mos harrojmë që shqiptarët ortodoksë në Maqedoni kanë dhënë një kontribut të madh në historinë e këtij shteti të përbashkët shqiptaro-maqedonas.

Dhe nëse asgjë tjetër duhet tu mundësohet për shkak të qetësisë shpirtërore duhet të lejohën të luten në kishën e tyre dhe gjuhën e tyre. Unë shpresoj që së shpejti libri im të publikohet në Prishtinë dhe Tiranë. Dua t’i dëshiroj të gjithë të mirat popullit mik shqiptar dhe vendit shqiptar. Faleminderit shumë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas