KMR, Kryesore

Kirurgu dhe e dashura e tij droguan dhe përdhunuan qindra femra

Një kirurg kalifornian dhe e dashura e tij janë akuzuar për dy raste sulmesh seksuale, por hetuesit dyshojnë se mund të ketë me qindra viktima të tjera.

Grant William Robicheaux, 38 vjeç dhe Cerissa Laura Riley, 31 vjeç akuzohen se sulmuan dy gra që i takuan në një bar dhe në një restorant në 2016.



Hetuesit thanë për BBC se me mijëra video viktimash të mundshme ishin në celularët e të akuzuarve. Hetuesit po mundohen të identifikojnë viktimat.

Në një konferencë për shtyp ditën e martë, prokurori i distriktit të kontesë ‘Orange’, Tony Rackauckas tha se çifti dyshohej të përdornin pamjen e tyre të jashme për t’u ngjallur viktimave një ndjesi të rreme sigurie.

“Ne besojmë se të akuzuarit përdornin pamjen e tyre të hijshme dhe joshjen e tyre për të ulur pengesat që të krijonin kontakt me prenë e tyre të mundshme”“Ka disa video, ku gratë që paraqiten në pamje, duken shumë të intoksikuara, përtej aftësisë për të rezistuar”.

“Bazuar në këto prova ne besojmë se mund të ketë shumë viktima të paidentifikuara.”

Robicheaux është një kirurg ortoped nga ‘Neëport Beach’, 72 km në jug të Los Angeles. Ai u shfaq njëherë në reality-show ‘Online Dating Rituals of the American Male’ në rrjetin kabllor Bravo.

Hetuesit thanë se ata punonin me radhë për të takuar femra nëpër bare, të cilat i drogonin apo i nxisnin të pinin sasi të mëdha alkooli dhe më pas i çonin në apartamentin e z. Robicheaux për t’i përdhunuar. Robicheaux dhe znj. Riley akuzohen për posedimin e një sasie të madhe droge, përfshirë GHB (që konsiderohet drogë përdhunimi), kërpudha fiziodelike, ekstazi dhe kokainë.

Policia tha se substancat e paligjshme u gjetën gjatë një kontrolli në shtëpinë e kirurgut në janar të vitit 2018. Robicheaux akuzohet më tej për posedimin e dy pushkëve gjysmë automatike të paregjistruara, katër armë të tjera zjarri dhe një magazine në gjendje për të mbajtur sasi të mëdha municionesh.

Prokurori i distriktit tha se bordi mjekësor i shtetit ka hapur një hetim mbi z.Robicheaux, por deri më tani nuk ka ndonjë provë se ndonjë nga pacientët e tij mund të jenë viktima.

Zyrtarët thanë se çifti ka marrë pjesë në festivale arti dhe muzike siç është ‘Burning Man’ në Nevada dhe ‘Slash House Festival’ në Palm Springs të Kalifornisë.

Të dy të akuzuarit u liruan me një garanci financiare prej 100.000 dollarësh.

“Të gjithë kemi dëgjuar për ujkun me lëkurë deleje,” tha prokurori i distriktit. “Epo, një ujk mund të vërë dhe makijazh ose të veshë rroba doktori. Ose një ujk mund të jetë një grua e bukur.”

Nëse dënohen, z.Robicheaux dhe znj. Riley mund të kalojnë respektivisht 40 dhe 30 vite në burg, tha prokurori.

Rackauckas shtoi: “Njerëzit shpesh hamendësojnë se përdhunuesit janë të frikshëm, burra që të trembin që dalin nga shkurret dhe sulmojnë femra rastësisht.”

“Realiteti është se përdhunuesit vijnë nga çdo shtresë socio-ekonomike, me çdo lloj bagazhi”.

Çifti do të dalin para gjykatës më 24 tetor ku do të përballen zyrtarisht me akuzën.

<
>
kir1 kir2 kir3 kir4 kir5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas