Kryesore

Kinezët drejt largimit, zbulohet familja amerikane që interesohet për Milanin




               Publikuar në : 08:00 - 23/06/18 |
mapo.al

Vetëm pak orë pasi doli lajmi se kinezi Li Yonghong nuk ka arritur të kompletojë rritjen e kapitalit, dhe se tashmë rrezikon që klubin ta marrë fondi amerikan Elliot, vjen edhe një lajm pozitiv për kuqezinjtë, raporton TCH.


Së fundi familja e pasur amerikane, Ricketts ka dalë hapur, duke treguar interesin e saj për një investim të rëndësishëm, bazuar në terma afat gjatë te kuqezinjtë.

Kjo familje është e 66-ta më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas revistës së njohur Forbes dhe ka në pronësi edhe Chicago Cups, një skuadër e njohur baseball-i.

Gjithsesi ajo që mbetet të pritet, është data 10 korrik, që është njëkohësisht afati i fundit për Li Yonghong, që të paguajë 32 milionë euro dhe më pas do të vendoset se me cilin duhet të negociojë familja Ricketts.


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas