Bota

Kina përgatitet për luftë, u tregon forcën fqinjëve

Kina zhvilloi manovrat më të madhe të marinës në historinë e saj në ujërat e deti të Kinës Jugore, një mesazh i qartë për shtetet e tjera na rajon që kanë pretendime territoriale për këtë zonë.

 Manovrat kulmuan me një paradë detare që u mbikëqyr nga vetë presidenti kinez Xi Jinping. Të paktën 10 000 ushtarë morën pjesë në manovra ku u përfshinë 48 anije luftarake dhe 76 avionë.

Gjatë një fjalimi të shkurtër, presidenti Xi bëri thirrje për modernizim të mëtejshëm të marinës së vendit për të shndërruar në një forcë të klasit botëror, ndërsa theksoi lidershipin e partisë komuniste kineze mbi ushtrinë.



Në paradë mori pjesë edhe aeroplanmbajtësja e vetme kineze Liaoning. Deti i Kinës Jugore është prej vitesh një molë sherri në Azi. Qeveria kineze pretendon një pjesë të madhe të tij dhe pretendimet e saj bien ndesh me vende të tjera si Filipinet apo Vietnami.

Një javë më parë, autoritetet kineze thanë se për 7 ditë, asnjë anije civile nuk mund të lundrojë në zonë, për shkak të stërvitjes ushtarake dhe megjithëse shprehën pakënaqësinë e tyre, fqinjët e respektuan kërkesën. Analistët thonë se dislokimi i një force kaq të madhe detare është një demonstrim i qartë force nga Kina, e cila ka ende shumë rrugë për të bërë për tu matur në det me SHBA, por nuk ka dyshim se është superfuqi mes atyre në rajon që kanë pretendime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas