Arkiva 2

Kina kufizon numrin e lojërave on line për parandalimin e miopisë te fëmijët

Kina do të kufizojë numrin e video lojërave on line për të parandaluar miopinë, një anomali në shikim që prek shumë fëmijë në vend.

Kjo është iniciativa e fundit e qeverisë kineze për të forcuar kontrollin ndaj sektorit të video lojërave mjaft i përhapur kohët e fundit.



Rregullorja e re u njoftoi të enjten në darkë pas publikimit të një direktive të rëndësishme të presidentit kinez, Xi Jinping për të parandaluar rrezikun e dëmtimit të shikimit të fëmijëve.

”Autoritetet do të kufizojnë numrin e përgjithshëm të video lojërave on line, por gjithashtu numrin e titujve të rinj që do të hidhen në treg”, sipas një deklarate të Ministrisë së Arsimit.

”Masat po merren gjithashtu për të kufizuar numrin me orë të tëra para ekranit të fëmijëve”, saktësoi teksti, që u bashkënënshkruan nga shtatë institucione të tjera kombëtare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas