Sport

Kievi, qendra e futbollit europian. Në pritje të finales së madhe…

E gjithë vëmendja e botës së futbollit është zhvendosur sot në Kiev. Aty ku do përballen Real Madrid dhe Liverpool.

Reali i Madridit dhe Liverpooli janë dy klubet që i kanë ardhur deri në fund, rrugës për të fituar Championsin, ndërsa akti i fundit do të jetë ai që do të përcaktojë triumfatorin e edicionit 2017-2018.



Madrilenët vendosën një rekord vitin e kaluar, me dy Champions radhazi, ndërsa këtë vit kërkojnë ta bëjnë të pathyeshme këtë arritje, duke e çuar në 3 radhazi numrin e trofeve më të rëndësishëm opër klube në Europë.

Nga ana tjetër, Liverpooli i Klopp ka treguar një formë fantastike, duke qenë absolutisht skuadra më spektakolare e këtij edicioni, e udhëhequr nga një Muhamed Salah në top formë.

Pikërisht te egjiptiani dhe Cristiano Ronaldo, do të jetë përqendruar vëmendja maksimale për finalen e mbrëmjes së sotme, pasi janë futbollistët që pritet të vendosin shumë, sa i takon fatit të ndeshjes.

Sfida do të startojë në orën 20:45, ndërsa më herët, rreth orës 20:00 pritet të organizohet nëj ceremoni mjaft e bukur nga ukrainasit, ku do të performojë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas