Kronika

“Këtu nuk jemi në Kabul, por në Durrës”/ Nuk i liroi vendin që të nxirrte makinën, përleshen fqinjët

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku dy fqinjë janë përleshur me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë një vend parkimi. Në pamjet e publikuara më poshtë do të shihni se si makina është dëmtuar si pasojë e konfliktit.

“Përshëndetje JOQ! Këtu nuk jemi në Kabul, por në Durrës.



2 qytetarë që banojnë në të njëjtin pallat janë zënë për një vend parkimi, më saktë për daljen nga parkimi. Makina që shikoni në video kishte bllokuar daljen e makinës tjetër, gruaja shkon tek shtëpia e komshiut për t’i kërkuar që ta largojë makinën sepse i duhej të kalonte, por komshinjtë e kishin masakruar duke e rrahur.
Pas kësaj, familjarët e gruas i kanë bërë këtë masakrim kabulesk makinës mbrëmë.
Po na e shpifin këtë vend dita-ditës!”- ka shkruar një qytetar për JOQ.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas