Shëndeti

Këto janë shenjat që tregojnë se po plakeni






               Publikuar në : 16:45 - 12/04/18 |
mapo.al

Mosha thuhet se është thjesht një numër, sepse rëndësi ka si ndihesh në shpirt. Vjen një moment që disa gjëra që keni bërë dikur, nuk i dëshironi më. Ekspertët  kanë  dhënë disa arsye që ndikojnë në mënyrën  si ndiheni.


Dikur ju preferonit jetën e  natës dhe ishit shumë aktivë, ndërsa tani preferoni të qëndroni më shumë në shtëpi. Kjo tregon se po ndiheni më të pjekur se dikur.

Alkooli nuk është më pija juaj e preferuar

Ju po konsumoni më shumë pije të tjera , përveç  alkoolit. Në adoleshencën tuaj  nuk e konceptonit të dalurën pa pirë alkool, ndërsa tani preferoni pije të tjera pa alkool.

Jeni më shumë  të qartë çfarë dëshironi në jetë

Në periudhën e adoleshencës, të gjithë jeni  konfuzë se çfarë doni të bëni  me jetën tuaj. Në momentin që ndiheni më të qartë me veten tuaj, atëherë ju vërtet jeni më të rritur.

Nuk e stresoni më veten për pamjen e jashtme

Të dukesh bukur është respekt ndaj vetes.  Më parë  ju e vrisnit mendjen se çfarë do vishnit, apo çfarë do bënit më flokët tuaj, ndërsa tani e merrni më lehtë.

Preferoni qetësinë

Më parë gjëja që shikonit kur shkonit diku, ka qenë muzika e lartë. Tashmë, sipas intv.al  ajo është zëvendësuar me qetësinë. Ju preferoni një vend të qetë, ku të relaksoheni.

 


Etiketa: , , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas