Aktualitet

Këto akse rrugore do të bllokohen nesër nga protestuesit






               Publikuar në : 18:00 - 04/04/18 |
mapo.al

Mosbindja civile apo protesta e qytetarëve, e cila do të ketë mbështetjen edhe të opozitës së bashkuar, do të nisë nesër (e enjte) me bllokimin e disa prej akseve rrugore, në të gjitha qarqet e vendit.


Referuar informacioneve, te kryqëzimi i Milotit qarkullimi i automjeteve do të bllokohet nga protestues të Shkodrës, Lezhës dhe pritet tu bashkohen dhe ata të Kukësit.

Qytetarët e Beratit do të bashkohen me ata të Lushnjës dhe Fierit dhe do të bllokojnë qarkullimin tek Rrethrrotullimi në dalje të Lushnjës.

Ndërkohë protestuesit e Elbasanit do të bllokojnë aksin Tiranë-Elbasan.

Po kështu do të ketë një bllokim të aksit Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.

Bllokimi i këtyre akseve do të fillojë në orën 10:00 deri në orën 13:00.



CLOSE
CLOSE
Pas