Kryesore

‘Këtë vit erdhën për dhëmbët, vitin tjetër do vijnë dyfishi për synet’, komentuesit e bëjnë ‘copë’ Ramën në Facebook






               Publikuar në : 12:36 - 21/08/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë në rubrikën e tij të mëngjesit në rrjetin social Facebook, postoi një të dhënë statistikore ku bëri me dije se rreth 1500 pacientë të huaj nga vende të BE-së, vijnë në Shqipëri dhe marrin shërbime dentare apo të kirurgjisë estetike në një nga klinikat e Tiranës.


Rama thekson se ata qëndrojnë rreth 7-12 ditë në Shqipëri, ndërsa në kohën e lirë atyre u ofrohen edhe guida turistike në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Por siç duket, komentues të shumtë nuk janë dakort me një gjë të tillë, duke e parë për më tepër nga kryeministri, si një ndërhyrje kirurgjikale në estetikën e vendit si rrjedhojë e fshehjes së vërtetës dhe realitetit.

Mediat e ndryshme kanë raportuar një tkurrje të numrit të turistëve në bregdetin shqiptar për këtë sezon, siç duket alternativat e ofruara nga fqinjët kanë qenë tunduese dhe më çmime më të favorshme, duke krijuar një vakum të ndjeshëm për turizmin vendas nga veriu në jug.

Në vazhdën e këtij debati, një komentues, duke mos rënë fare dakord me atë se çfarë publikon kryeministri Rama në Facebook, i shkruan me nota ironike se këtë vit ata erdhën për të rregulluar dhëmbët, vitin tjetër do vijnë dyfishi, për t’u bërë synet.

Duke shtuar më tej: Vetëm ajo u ka mbetur pa bërë turistëve këtu. Të paçin sa malet o piktor shqiptarët se ua shtove myshteritë.

Komentet e shkëputura nga profili i Facebook-ut të kryeministrit Edi Rama:

   


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas