Politika

Këtë shtator rinis vettingu, ja prokurori që do përballet i pari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se më datën gjashtë shtator, përballë KPK-së do të jetë prokurori i Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

Ky i fundit është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe është në listën e parë prioritare. Ndërkohë, nga 57 subjekte që janë në listën e parë prioritare, gjashtë kanë mbetur pa kaluar në filtrat e vetingut. Procesi i rivlerësimit ka përfunduar për kandidatët për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ndërsa kanë mbetur ende pa përfunduar rivlerësimit për kandidatët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.



Këto pritet të përfundojnë brenda 15-ditëshit të parë të shtatorit. Përveç prokurorit Hoti, kanë mbetur ende për të kaluar në veting edhe prokurorët: Ramadan Troci, Shpëtim Kurti dhe Besnik Cani.

Ndërsa nuk kanë kaluar ende edhe gjyqtari Kastriot Selita, anëtar i KED dhe Marsida Xhaferllari, Inspektore e Lartë e Drejtësisë. Ajo që është vënë re muajt e fundit, është apelimet që u janë bërë disa vendimeve për rikonfirmimin në detyrë të disa subjekteve, qoftë gjyqtarë dhe prokurorë.

Kështu, Komisioneri Publik ka apeluar me iniciativën e tij vendimin për rikonfirmimin në detyrë të katër gjyqtarëve dhe një prokurori, ndërsa është rekomanduar nga ONM-ja që të apelojë vendimet për rikonfirmimin në detyrë të katër subjekteve të tjera. Kështu, janë apeluar vendimet për: Edmond Islamajn e Gjykatës së Lartë, Bashkim Dedjan e Gjykatës Kushtetuese, Alma Bratin e Gjykatës së Tiranës, Antoneta Sevdarin e Prokurorisë së Tiranës dhe Astrit Faqollin e Gjykatës së Tiranës.

Nga ana tjetër, ONM ka kërkuar apelimin e vendimeve për rikonfirmimin e Xhezair Zaganjorit të Gjykatës së Lartë, Gentjan Medjan e Gjykatës Administrative, Artur Malajn e Gjykatës Administrative të Apelit dhe Gentian Osmanin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas