Politika

‘Këtë sezon nuk kishim ngjarje të rënda…’, ministri i Brendshëm, Xhafa, harron masakrën e Selenicës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duket se ka harruar masakrën me 8 të vrarë në Selenicë, vrasjet mafioze në Shkodër, apo krimet e tjera të ndodhura vetëm gjatë muajit gusht.

Kjo vjen pas një deklarate të habitshme të bërë sot në Vlorë, ku Xhafaj tha se, gjatë këtij sezoni turistik nuk kishte ngjarje të rënda.



‘Gjatë këtij sezoni angazhuam 1000 forca policore në shërbim të qytetarëve. Ky ishte sezoni turistik pa asnjë incident të rëndë.

Ka pasur një ulje të ndjeshme të vjedhjeve në plazhe. Ne menaxhuam më mirë trafikun. Futëm komunikimin intensiv përmes konferencave javore të shtypit.

Bëmë të mundur një sistem të ri të trafikut për ta menaxhuar më mirë atë’,- tha gjatë fjalës së tij Fatmir Xhafaj.

Njësoj foli edhe pak ditë më parë edhe Edi Rama, që ‘masakra e Selenicës i prishi statistikat pozitive të krimit’.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas