Kryesore, Shëndeti

Këshilla: Ushqimet me magnez, minerali që ruan zemrën, muskujt dhe imunitetin

Magnezi parandalon probleme të shumta shëndetësore. Trupi e përdor magnezin për të formuar qeliza të reja të kockave. Magnezi mbron kockat dhe vonon shfaqjen e osteoporozës. Po kështu është aleat i zemrës

Magnezi ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave. Magnezi është një mineral i rëndësishëm për organizmin. Ai ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave. Ai i mban kockat të forta, zemrën të shëndetshme dhe sheqerin në gjak në nivel normal. Magnezin mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve.



Sasia

Sa Magnez Ju Nevojitet? Kështu, një grua ka nevojë për 310 miligramë magnez në ditë. Pas moshës 30-vjeçare, ajo ka nevojë për 320 mg në ditë. Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 400 miligramë në ditë.

Nivelet

Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, siç janë diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe migrena. Njerëzit që pinë alkool ose diabetikët kanë mungesë magnezi.

Kujdes!

Nëse keni një organizëm të shëndetshëm, teprica e magnezit të marrë nëpërmjet ushqimit del nëpërmjet urinës. Megjithatë, teprica e magnezit shkakton të përziera dhe kontraktime. Në doza të larta, ky mineral mund t’ju sëmurë.

Përdorimi

Trupi e përdor magnezin për të formuar qeliza të reja të kockave. Magnezi mbron kockat dhe vonon shfaqjen e osteoporozës.

Inflamacioni

Inflamacioni është një reagim i sistemit imunitar, ndaj një dëmi potencial në organizëm. Në një kohë afatshkurtër, ndihmon organizmin të luftojë viruset, por në një kohë afatgjatë mund të shkaktojë probleme si sëmundjet e zemrës, diabet, artrit e të tjerë.

Parandalimi

Magnezi parandalon probleme të shumta shëndetësore. Kështu magnezi mbron zemrën, pasi ndihmon zemrën të pompojë gjak. Nivelet e duhura të këtij minerali zbusin gjasat e çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, sëmundjet e zemrës ose atakun në zemër. Magnezi qetëson enët e gjakut dhe mban tensionin në nivele të ulëta. Ai ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë të gjakut.

Parandalon migrenën. Kështu sipas të dhënave rezulton se magnezi ndihmon në bllokimin e dhimbjeve në tru dhe parandalon ngushtimin e enëve të gjakut. Nëse nuk merrni mjaftueshëm magnez do të keni më shumë dhimbje të migrenës.

Shmang Diabetin. Magnezi ndihmon funksionimin e duhur të insulinës, e cila ruan nivelet e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht, ky mineral shmang diabetin.

Ushqimet

Por ku mund ta gjeni magnezin? Tek arrorët dhe farat. Konsumoni rregullisht bajame, fara kungulli, fara luledielli, kikirikë dhe fara lini. Përdorini në sallata dhe do të përfitoni yndyra të shëndetshme, fibër dhe antioksidantë.

Drithërat

Shmangni bukën e bardhë dhe zgjidhni atë me drithëra të plota. Kjo bukë përmban fibër dhe magnez. Zgjidhni gjithashtu orizin kaf dhe tërshërën, që janë të pasura me magnez.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i magnezit. Një racion përmban 44 miligramë magnez, yndyra të shëndetshme, fibër dhe folat.

Barishtet

Në një racion prej 150 miligramë spinaq të gatuar do të përfitoni 150 miligramë. Barishte si spinaqi dhe të tjera të ngjashme janë të mbushura me kalcium, kalium, hekur, vitamina A, C dhe K. Bamja, është gjithashtu shumë e pasur me magnezi.

Fasulet

Fasulet janë një burim i pasur i magnezit, bashkë me qiqrat dhe thjerrëzat. Me to mund të bëni gjella dhe sallata të ndryshme dhe të merrni një dozë ekstra të fibrës, proteinës, hekurit dhe zinkut.

Ilaçet

Por, mund të kemi ndërveprimi i magnezit me ilaçet.  Konsultohuni me mjekun përpara se të merrni suplementë të magnezit. Disa ilaçe mund të vështirësojnë përthithjen e magnezit, ndërkohë që suplementët mund të pengojnë punën e antibiotikëve dhe ilaçeve të osteoporozës.

 

Ushqimet e pasura me Magnez

Bajamet

Farat e susamit

Farat e lulediellit

Banania

Bimë braziliane

Djathë

Farat e kungullit

Fara e lirit

Qumësht i skremuar

Miell tërshëre

Brokoli

Misër i ëmbël

Bizelet

Burimi: Agroweb

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas