Kryesore, Shëndeti

Këshilla: Ushqime kundër celulitit

Edhe pse celuliti mund të shfaqet në të dyja gjinitë, ai është shumë më i hasur te femrat, kryesisht për shkak se ato kanë lloje të veçanta të indeve yndyrore dhe atyre lidhëse.

Këto ushqime kanë veti antioksidante dhe detoksifikuese, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, aleatë të shëndetit të lëkurës dhe mbi të gjitha luftojnë celulitin. Për këtë arsye po ju këshillojmë se çfarë ushqimesh të vendosim në pjatë për të eliminuar atë. Dietologët vlerësojnë se një ndër armët fitimtare në luftën kundër celulitit është ushqimi. Në fakt shumë ushqime janë miksim i mineraleve dhe vitaminave me veti tharëse, pra janë efektive kundër mbajtjes së ujit, të cilat promovojnë mikroqarkullimin dhe parandalojnë absorbimin e yndyrave dhe detoksifikimin, të dobishme për largimin e toksinave nga trupi ynë. Por cilat janë ushqimet anticelulit? Dietologët ju këshillojnë që të zvogëloni konsumimin e kripës, shmangni ushqimet e gatshme, pini shumë ujë dhe mbi të gjitha konsumoni shumë fruta dhe perime, të pasura me antioksidantë dhe substanca që mbrojnë enët e gjakut.



Celuliti

Celuliti krijohet kur një qelizë të vdekur, trupi i njeriut nuk ka arritur ta largojë normalisht. Qelizat e gjalla që përpiqen ta largojnë duke u grumbulluar rreth saj, krijojnë një rreth duke e kthyer atë në një zonë të acaruar, duke krijuar kështu faktorin celulit në trup. Në pamje të parë, lëkura duket sikur nën sipërfaqen e saj ka krijuar depozita yndyrore, të cilat janë më të dukshme në vithe dhe kofshë. Ato zakonisht shfaqen pas moshës së pubertetit. Edhe pse celuliti mund të shfaqet në të dyja gjinitë, ai është shumë më i hasur te femrat, kryesisht për shkak se ato kanë lloje të veçanta të indeve yndyrore dhe atyre lidhëse.

Dieta

Ka disa ushqime që funksionojë si armë kundër celulitit. Janë një kokteji i vërtetë vitaminash, mineralesh me veti të forta antioksiduese, drenazhues dhe detoks. Funksionojnë nëse të gjitha këto ushqime shoqërohen edhe me aktivitet fizik e masazhe. Këshillohet veçanërisht ndjekja e një diete antiinflamatore, domethënë zvogëlimi i ngarkesës së ushqimeve acidike siç janë domatet, specat dhe agrumet, produkte ushqimore të vështira të përpunohen të tilla si makarona, bukë. Po kështu këshillohen konsumimi i ushqimeve të pasura me omega 3, të pasura me yndyra të palisaturuara të cilat favorizojnë prodhimin e substancave antiinflamtore. Ndaj këshillohet të konsumoni peshk dhe fruta të thata si arra, lajthitë dhe bajamet.

Selino

Ky perim është i jashtëzakonshëm për të eliminuar toksinat. Ndaj bëjeni patjetër pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Hithër

Një çaj hithre është antioksidanti më i mirë diuretik që ekziston. Ka funksion antiinflamator, përmirëson lëkurat me akne dhe ekzema.

Çaji jeshil

Çaji jeshil ju ndihmon të humbni peshë pasi përshpejton metabolizmin tuaj duke penguar absorbimin e yndyrës. Gjithashtu ndihmon për të luftuar formimin e celulitit. Për të parë rezultatet përpiquni të pini të paktën tre gota në ditë.

Kastravec

Janë një produkt ushqimor diuretik që ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga trupi.

Uthull molle

Perfekt si një detoksifikues dhe për t’u përdorur për të përpunuar ushqimet. Ndihmon në tretjen dhe zvogëlimin e mbajtjes së ujit në zonën e belit.

Kopër

Përveçse ka veti shumë të mira antioksidante, përmirëson edhe aspektin e lëkurës dhe flokëve.

Kurkuma

Ky erëz indiane e përdorur gjerësisht edhe në kuzhinën shqiptare, duhet ta konsumoni sa më shumë veçanërisht në luftën kundër celulitit sepse eliminon toksinat dhe redukton ënjtjet.

Hudhra

Hudhra ndihmon në reduktimin e kolesterolit në gjak dhe fuqizon sistemin imunitar.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit dhe në veçanti boronica mbrojnë mikroqarkullimin e gjakut. Boronica gjithashtu është një antioksidant i shkëlqyeshëm.

Mollët

Nuk ka dietë në botë që të mos përmbajë mollët, sidomos ato të kuqet. Do të ishte më mirë të hani edhe lëkurën, sepse është e pasur me një substancë që redukton mbajtjen dhe thithjen e yndyrave.

Shalqiri

Shalqiri është i pasur me likopen, një antioksidant i fuqishëm, përmirëson qarkullimin e gjakut.

Kajsitë

Të pasura me fibra, kajsitë përmbajnë shumë vitaminë A dhe C si dhe likopen.

Qitro

Sikurse portokalli edhe qitroja, përmban bioflavanoide, antioksidantë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ekuilibrin qelizor.

Banane

Bananet janë burim i mirë i energjisë dhe po kështu përmbajnë shumë zink, një mineral që përmirëson lëkurën. Por duke qenë po kështu shumë të sheqerosura, konsumojini herët në mëngjes ose para një aktiviteti fizik.

Brokoli

Brokoli është miks i kripërave minerale dhe vitaminave. Ky perim përmban acid alfa lipoik që ndihmon kolagjenin të mos ngurtësohet dhe të mos bëhet shkak i fillimit të celulitit.

Uji

Një ndër arsyet kryesore të formimit të celulitit është grumbullimi i toksinave në trup, të cilat reduktojnë elasticitetin e lëkurës dhe përkeqësojnë qarkullimin. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme për të dëbuar këto toksina të merrni lëngje duke e shpërndarë konsumimin e tyre gjatë gjithë ditës.

Drithërat integral

Makaronat, buka dhe orizi integral ndihmojnë në humbjen e peshës sepse lëshojnë energjinë në mënyrë të ngadalë duke zgjatur ndjesinë e ngopjes. Janë të pasur me antioksidantë dhe favorizojnë eliminimin e toksinave të trupit.

Limoni

Ky perim ndihmon për të mbajtur stabël acidin bazë të trupit. Pavarësisht se është acid, limoni ka një PH shumë të ulët dhe konsiderohet një ushqim alkalik, absorbohet lehtësisht nga trupi.

Peshk

Peshku është i pasur me yndyra të polisaturuara, që në ndryshim nga yndyrat e mishit apo djathit, bëjnë mirë organizmit tonë duke kryer funksionin e antiinflamatorëve.

Spinaq

Përmirësojnë lëkurën dhe ndihmojnë në dobësim. Vitamina A, në veçanti, parandalon formimin e qelizave që stimulojnë prodhimin e kolagjenit, proteina përgjegjëse për elasticitetin dhe kompaktësinë e lëkurës.

Portokalli

Përveçse është burimi  i vitaminës C, përmban edhe bioflavonoide që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe çekuilibrin e qelizave që mund të shkaktojnë celulit.

Panxhari

Edhe pse është e vështirë për t’u përgatitur si pije, panxhari është një perime anticelulit. Përmban likopen, një substancë e cila stimulon qarkullimin dhe redukton mbajtjen e ujit, përmban kalium, vitaminë E dhe A. Është pastrues i shkëlqyer për trupin.

Veza

Është e vërtetë se nuk bëjnë mirë për kolesterolin, por veza e zier, (kurrë e skuqur), është e pasur me proteina dhe vitamina detoksifikuese.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas