Shëndeti

Këshilla të vlefshme, si të shmangni varjen e gjoksit

Pavarësisht nga forma dhe madhësia, gjiri është një nga pjesët më të rëndësishme dhe joshëse të trupit femëror.

Megjithëse është normale që me kalimin e kohës të filloni të humbni tonifikimin, duke adoptuar disa zakone të mira, është e mundur që të shtyni këtë proces.



Ka shumë produkte, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale në dispozicion për ata që duan të vazhdojnë të tregojnë një gji të bukur.

Këtu janë 4 këshillat më efektive për t’u vënë në praktikë menjëherë. Mos i humbisni!

  1. Ushtrime me shtangë dore

Ato shërbejnë jo vetëm për tonifikimin e gjoksit, por edhe për të shmangur ngathtësinë e krahëve. Merr nga një shtangë dhe kryej lëvizje për 5 ose 10 minuta.

Kapini të dyja, mbajini ato para jush, në mënyrë që bërrylat të jenë të përkulura në një kënd të drejtë deri në lartësinë e shpatullave.

Shtyni shtangat përpara duke përhapur krahët, pastaj kthehuni në pozicionin fillestar. Bërë tri seri, nga 5-10 përsëritje secila.

  1. Kujdes ndaj qëndrimit

Përfitimet e qëndrimit drejtë nuk janë vetëm për të shmangur dëmtimin e muskujve ose shpinës, por ruajnë edhe gjirin.

  1. Terapia me akull

Terapia me akull është një ilaç i mirë natyror për të tonifikuar lëkurën dhe për të fiksuar gjoksin. Mos harroni ta mbështillni akullin në një leckë në mënyrë që ai të mos vihet në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

Bëni masazhe të butë rrethore në gjoks duke ushtruar presion të lehtë ndaj tyre. Vazhdoni për 5 minuta. Përsëriteni çdo ditë për të marrë rezultate të mira.

  1. Masazh me vaj ulliri

Aplikimi i vajit të ullirit nuk shërben saktësisht për të fiksuar gjoksin, por është një mënyrë e mirë për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe për të aktivizuar qarkullimin.

Mos harroni se ju duhet të jeni të qëndrueshëm në mënyrë që të vlerësoni rezultatet.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas