KMR

Këshilla, si të mbroheni nga i nxehti i verës



               Publikuar në : 08:24 - 22/07/18 |
enton palushi

I nxehti i verës vjen edhe me një sërë vështirësish dhe problematikash shëndetësore kryesisht për grupet e popullatës më të ndjeshëm si fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.


Autoritetet shëndetësore kanë publikuar rekomandimet se si duhet të mbroheni nga i nxehti dhe cila janë disa nga problemet shëndetësore të cilat i atribohen temperaturave të larta.

Në këto kushtet i nxehti ndikon në krijmin e ngërçeve të gjymtyrëve, kryesisht këmbëve, përjeton lodhje jo të zakontë, dhimbje koke, shpesh herë temperatura e trupit rritet mbi 38 gradë ceclius, Keni marrje mendësh dhe konfuzion mendor.

Në këto kushte, ekspertët e shëndetit rekomandojnë të pini shpesh ujë gjatë ditës. Mbroni lëkurën nga dielli, nga rrezet e tij kryesisht duke veshur një t-shirt me ngjyrë të bardhë, kapele syze dhe krem për mbrojtje.

Në rast goditje nga i nxehti duhet të lajmëroni menjëherë dikë për të marrë ndihmën e shpejt.

– Gjatë kohës që prisni për të shkuar në urgjencë apo konsultën me mjekun ekspertët, rekomandohet që personi të  vendoset në një vend të freskët.

– T’i ftohet trupi duke e mbështjellë me një çarçaf të lagur ose duke e spërkatur me ujë.

– T’i jepet të pijë lëngje.

– Të mos i jepet asnjë medikament për uljen e temperaturës.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas