Kryesore, Shëndeti

Këshilla për mbrojtjen e nishaneve në plazh

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites, pas orës 17:00 pasdite kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm 

Ekspozimi në diell na ndihmon që në lëkurën tonë të bëhet sintetizimi i vitaminës D, mjaft e rëndësishme për shëndetin e sistemit tonë skeletor, gjithashtu ekspozimi në diell ndihmon dhe përmirëson disa sëmundje të lëkurës siç është psoriasis, dermatiti atopik (ndryshe rrjebulla), ekzemat e ndryshme, dermatiti seborrheic. Mirëpo koha e qëndrimit në diell dhe orari i ekspozimit duhen diskutuar gjithmonë me një mjek dermatolog sepse dihet që ekspozimi në pikun e diellit midis orës 11-16, është i dëmshëm për lëkurën. Gjithashtu ka edhe sëmundje të lëkurës të cilat acarohen mjaft nga ekspozimin në diell, siç janë rosacea, lupus erythematoz discoid, personat të cilët vuajnë nga skuqjet në lëkurë, këta persona duhet shmangin sa më shumë ekspozimin në diell, në muajt e verës, duhet të përdorin kremra me filtër mbrojtës maksimal ndaj diellit, kapele me strehë të gjerë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme të cilat i mbrojnë nga rrezatimi diellor.



Ekspozimi

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar në diell janë orët e para të mëngjesit deri në orën 10:00 paradite dhe orët e pasdites pas orës 17:00 pasdite kjo për stinën e verës, orari midis orës 10:00 dhe 17:00 është i dëmshëm. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne të mbyllemi brenda në këtë orar sidomos në plazh por të marrim masa mbrojtëse, duke qëndruar në hijen e çadrës apo pemëve, duke përdorur kremra mbrojtës për lëkurën tonë me filtër SFP nga 30-50, syze, kapele. Veçanërisht kujdes duhet treguar ndaj fëmijëve që është shumë e vështirë t’i mbash në çadër gjatë kohës së plazhit, pas orës 10:30, nëse është e mundur fëmijët duhet të veshin bluza të bardha T- shirt dhe të mbajnë kapele me strehë. Nëse futen në ujë duhet të aplikojnë kremin solar para dhe pas daljes nga uji.

Dielli

Po, ka lidhje midis ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës, të tilla si keratosis actinice. Keratozat janë elemente prekancerogjene të lëkurës që krijohen nga ekspozimi i gjatë në diell për vite me radhë, ndryshe quhen edhe elementë të hershëm të karcinomës squamo qelizore, gjithashtu rrezatimi diellor dëmton direkt ADN-në e qelizave në lëkurë duke qenë edhe një nga shkaktarët e transformimit të nishaneve melanocitare në melanoma, kanceri më i rrezikshëm dhe metastatik i lëkurës.

Nxirja

Gjatë procesit të nxirjes si rezultat i rrezatimit diellor emetohet një sasi energjie që përthithet nga qelizat melanocitare (qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë në lëkurë), kjo energji që përthithet nga këto qeliza nis një sërë procesesh fiziologjike që çojnë në prodhimin e melaninës e cila kapet nga qelizat e tjera të lëkurës duke u dhënë ngjyrë më të pigmentuar atyre, këto janë qeliza që migrojnë (lëvizin) nga thellësia e lëkurës deri në sipërfaqen e saj duke kryer ciklin e tyre fiziologjik deri në flakjen e tyre nga organizmi, kjo është edhe arsyeja që ngjyra që marrim në plazh nuk zgjat më shumë se 1-2 muaj gradualisht.

Kujdes!

Nishanet duhen kontrolluar çdo vit te mjeku dermatolog me sy të lirë, lupë zmadhuese apo me pajisje më të sofistikuar siç është dermatoskopi që na jep mjaft informacion për natyrën e nishaneve, përgjithësisht çdo individ duhet të ketë hartën e tij të nishaneve, në bazë të së cilës bëhet kontrolli vjetor i tyre nëse nuk paraqesin probleme. Për nishanet të cilat dyshohet, kontrolli bëhet më i shpeshtë çdo 6, 3 apo 1 muaj dhe nëse këto nishane plotësojnë kriteret e ndryshimeve hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe pas heqjes bëhet ekzaminimi histopatologjik (biopsia) e cila vendos saktësisht se sa malinj është apo jo një nishan. Ekspozohuni në diell por duke ditur oraret më të mira të ekspozimet dhe duke e mbrojtur lëkurën tuaj me kremra mbrojtës ndaj diellit, apo veshjet e përshtatshme për këtë qëllim.

 

Kontrolli i nishaneve:

-Nishanet duhen kontrolluar çdo vit te mjeku dermatolog me sy të lirë, lupë zmadhuese apo me pajisje më të sofistikuar siç është dermatoskopi që na jep mjaft informacion për natyrën e nishaneve, përgjithësisht çdo individ duhet të ketë hartën e tij të nishaneve, në bazë të së cilës bëhet kontrolli vjetor i tyre nëse nuk paraqesin probleme;

-Për nishanet të cilat dyshohet, kontrolli bëhet më i shpeshtë çdo 6, 3 apo 1 muaj dhe nëse këto nishane plotësojnë kriteret e ndryshimeve hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe pas heqjes bëhet ekzaminimi histopatologjik (biopsia) e cila vendos saktësisht se sa malinj është apo jo një nishan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas