Kryesore, Shëndeti

Këshilla: Ja si të shpëtoni nga djersitja e tepërt

Djersitja është një dukuri që te disa persona është shumë e dukshme, sidomos gjatë stinës së verës.

Ky është një fenomen që është shumë e bezdisshëm dhe turpërues.



Për të parandaluar djersitjen e tepërt, ju japim dy zgjidhje natyrale që janë shumë herë më efektive se produktet kozmetike të shtrenjta.

Çaji i sherebelës

Substancat kurative dhe vajrat që gjenden te sherebela fuksionojnë shumë mirë kundër djersitjes. Prandaj rekomandohet ta konsumoni rregullisht çajin e sherebelës. Ky çaj vepron si një ilaç natyral për djersitjen, veçanërisht gjatë natës. Për rezultate efektive duhet të pini një litër çaj në ditë për të paktën dy javë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës vepron si një deodorant natyral që shkatërron bakteret. Ju mund t’i pastroni ato të paktën një herë në ditë me të. Mjafton të lagni një copë me pak uthull dhe të pastroni me të pjesët e trupit. Për të parandaluar djersitjen e këmbëve, dy deri tre herë në javë zhysni këmbët në një përzierje me dy litra ujë dhe 75 ml uthull molle./Living

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas