Kryesore, Politika

“Kërkova shkarkimin dhe hetimin”, Rama tregon live, ja cili është zyrtari që largohet nga detyra

Gjatë takimit me koordinatoret e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit Petrit Kanani.

Rama njoftoi live, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari, të cilit i ishte cenuar përgjigjja në kohë e shqetësimit.



“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama.

Ndërkohë Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur edhe raste të zvarritjes së kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ky është një moment i duhur për të ndezur llambën e kuqe dhe për t’i zgjidhur probleme të tilla.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”.

Një apel Rama bëri edhe për krerët e bashkive.
“Ka bashki qe nuk denjojnë të pergjigjen. Unë e kam thënë shumë herë por tani do të detyrohem të flas me emra. I ndajnë qytetarët në tanët dhe të atyre. Apeloj të gjithë kryetarët e bashkive të marrin masa t’i përgjigjen platformës mos thonë po sulmohemi politikisht. Do i nxjerrim me emër e mbiemër – u shpreh kryeministri ndërsa theksoi se si cdo ministër përgjigjet në këmbë për cdo kërkesë që vjen nga qytetarët këtë duhet të bëjë cdo kryetar bashkie.
Numri i përgjigjeve nga bashkitë është shumë zhgënjyes ndërsa nga ministritë 100%. Kur këtu ka përgjigje jashtë afati, këtu bëhet nami”, tha kryeministri.

 

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas