Shëndeti

Kërkoni dhëmbë të bardhë, ja sekretet

Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve është i rëndësishëm për të gjithë ne.

Askush nuk e dëshiron një buzëqeshje verbuese, për këtë të gjithë duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve që mbrojnë dhëmbët nga shkatërrimi.



Për të zvogëluar ndikimin e tyre të keq, ne duhet t’i njohim ato dhe t’i konsumojmë në mënyrë të moderuar, dhe menjëherë pas ushqimit të lahen dhëmbët.

Më poshtë do të lexoni disa nga efektet negative në shëndetin dhe bardhësinë e dhëmbëve.

Biskotat

Shumë biskota prodhohen nga karbohidratet e rafinuara, të cilat konvertohen në sheqer dhe kështu bëhen një burim ushqimi për bakteret, të cilat ngjyrosin dhëmbët.

Uthulla

Uthulla ndikon negativisht në bardhësinë e dhëmbëve. Për të reduktuar efektin e dëmshëm, përpiquni të zvogëloni sasinë në sallata.

Trangujt

Lajme të këqija për adhuruesit e shijes së thartë. Acidi i trangullit dëmton smaltin dhe ndikon në ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve.

Kafeja dhe çaji

Adhuruesit e kafes dhe çajit mund të përfundojnë me dhëmbë të verdhë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ata janë të ekzagjeruar duke shijuar këto pije të preferuara.

Salcë domatesh

Domatja me acidin e saj, por edhe ngjyra intensive mund të shkaktojë errësim dhe erozion të dhëmbëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas