Kronika, Kryesore

Kërkohej për vrasjen e biznesmenit në Sarandë, zhduket pa gjurmë laçjani. Telefonata e fundit që kishte bërë

Një 34-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për vrasje me paramendim ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej tre ditësh në Laç.

Babai i shtetasit Kejsi Hysa së bashku me bashkëshorten e personit që ka humbur kanë deklaruar se kanë humbur kontaktet me të që më date 5 korrik.



Sipas burimeve Kejsi Hysa do të takonte një person me H.R në Nikël të Fushkrujës i cili ka një mobileri, nga ajo ditë ai ka humbur kontaktet me familjet e tij.

Personi nga Nikla deklaron se ka folur në telefon me të, por nuk janë takuar.

Kejsi Hysa banor i lagjes nr 2 në Laç dhe familja e tij ka një supermarket pikërisht në këtë zonë. Hysa po ashtu ka në pronësi një lokal në zonën e Niklës. Ai akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të pronarit të një lavazhi rreth dy vite më parë në Sarandë.

Detajet e policisë:

Sot më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H., pasi:

Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018.

Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Vrasja e ndodhur në Sarandë në 2015-tën:

Të arrestuarit janë: 1. Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç. 2. Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë. 3. Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç. Viktima u konfliktua me xhaxha dhe nip nga Kruja.

Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë ka rezultuar se rreth orës 00:10 të 9 korrikut, viktima éshtë konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit Gani Hysa, dhe Keivi Hysa, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit Elion Hysa dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithe sebashku népér qytet dhe kanë gjetur viktimen, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë konstatuar, kané rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht: 1. Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. 2. Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. 3. Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.

PasPara

1 koment

  1. LOKET E TJERE PAS DO I VENE.DITEN E KANE TE FALUR PO JO GJAKUN.KESHTU I THOMI NE NGA SARANDA.HAJDE KEMBEN OSH E NJE MUT ME PAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas