Ekonomi

Kërkesa globale për ar arrin nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit

Kërkesa globale për ar, ka rënë në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit, tha sot Këshilli Botëror për Ar (ETF), raprton Anadolu Agency (AA).

Raporti i fundit i publikuar, thotë se kërkesa globale për ar, në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë për 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, më saktësisht në 973.5 ton.



ETF thotë se njëra nga nga arsyet për rënien e kërkesës është numri i vogël i investimeve në shufra ari, për të shtuar se kërkesa globale për investime në ar, shufra dhe monedha ishte me 27 për qind më e ulët me periudhën e njëjët të vitit të kaluar.

“Kina, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë shënuar ulje të investimeve në shufra dhe monedha prej ari”, thuhet në raport, i cili vë në dukje se rezervat zyrtare të arit në çerekun e parë të këtij viti, kanë arritur nivelin më të lartë të tremujorshit të parë, me një rritje prej 42 për qind, ose aktualisht në 116.5 ton.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas