Kronika, Kryesore

“Kërcyem në lokal pastaj na çuan në plazh natën dhe…” 3 të arrestuar për përdhunimin e 2 turisteve, mes tyre 1 shqiptar

Tre persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar në Itali, nën akuzën se kanë përdhunuar dy vajza të mitura. Ndërsa një i katër është në kërkim. Në pranga janë vënë një shqiptar, një italian dhe një maroken.

Sipas raportimeve të mediave lokale referuar kallëzimit të dy adoleshenteve italiane: dhunua seksuale është konsumuar natën mes 8 dhe 9 gushtit në Menaggio, zonë në liqenin e Komos. Pikërisht në Menaggio, agresorët punonin gjatë sezonit turistik, ndërsa dy vajzat 17 vjeçe, shoqe me njëra-tjetrën, kishin shkuar me pushime.
Adoleshentet janë njohur me 4 agresorët pasi kanë pranuar që këta të fundit ti shoqëronin me makinë në një lokal në zonë, ku italiani punonte si banakier. Pasi kanë konsumuar pije alkoolike dhe kërcyer, 4 të akuzuarit i shoqëruan vajzat në një plazh, rreth 3 km nga Menaggio.



Pikërisht aty, sipas denoncimit të vajzave, ka ndodhur dhuna seksuale. Kanë qenë vetë 17-vjeçaret që kanë bërë kallëzim në polici.

Të hënën, pritet të zhvillohet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas