Kryesore, Politika

‘Kërcënoi oficerin Nuhu’, Prokuroria mbyll hetimet për Kryeministrin

Pas kallëzimit që bënë krerët e grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili, për kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ndaj oficerit Emiljano Nuhu, vjen përgjigja nga prokuroria.

Kjo e fundit ka mbyllur çështjen ndaj Ramës lidhur me pretendimet e opozitës se Rama kërcënoi Nuhun, i cili denoncoi publikisht djalin e deputeti te PS Rrahman Rraja.



Lajmi është bërë i ditur nga Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’, duke e shoqëruar edhe me vendimin e prokurorisë pranë gjykatës së Shkallës së Parë.

Vasili e ka cilësuar këtë fakt një turp, ndërsa sulmoi prokurorinë se ky institucion është blerë nga Rama.

“Tjeter turp, Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut.

Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje, kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.

Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit”,- shkruan Vasili.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas