Kronika

Kërcënohet me jetë vajza e deputetit të PS






               Publikuar në : 14:58 - 27/11/14 |
mapo.al

policia e tiranes 1Amanta Peza, vajza artiste e deputetit socialist, Dashamir Peza është kanosur me jetë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Tiranë, ndërsa uniformat blu kanë shoqëruar personin e dyshuar.


Burime nga uniformat blu kanë bërë bërë ditur se, i shoqëruar është Fatmir Shuli, personi i cili ka kërcënuar 31-vjeçaren Peza.

Kërcënimi është bërë pasditen e datës 24 Nëntor, për arsye ende të panjohura, Shuli ka kërcënuar vajzën e deputetit të PS-së.

Sipas të dhënave të policisë procedimi pritet të referohet në prokurori dhe pas hetimit të kësaj ngjarjeje do të zbardhen edhe shkaqet e kërcënimit.



CLOSE
CLOSE
Pas