Kryesore

Kërcënohet me armë zyrtari i PD, Alibeaj: I dhamë kohë policisë…

Partia Demokratike ka denoncuar kërcënimin në mes të natës me pistoletë në kokë të kryetarit të grupit të punës për organizimin e PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se “kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur mesnatën e së enjtes.



Ne nuk e denoncuam ngjarjen, pasi i dhamë policisë kohë të zbulonte autorët. Policia u mjaftua vetëm duke thënë se autorët u larguan në drejtim të paditur”. Alibeaj, në konferencën për mediat shoqërohej bashkë me Florian Xhutin.

Nga ana e policisë, nuk ka ndonje piste zyrtare se pse ka ndodhur ngjarja.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas