Kryesore

Kërcënohen organizatorët e protestës në Kukës: Veprime të tilla na bëjnë edhe më kurajozë

Grupi organizator i protestës për “Rrugën e Kombit” në Kukës, përmes një deklarate për mediat ka bërë të ditur se në ditët e fundit ka pasur mesazhe kërcënuese ndaj tyre.

Ata shprehen se veprime të tilla të turpshme, i bëjnë ata të ndihen edhe më shumë kurajozë.



“Duke marrë shkas nga disa veprime përndjekëse dhe kërcënuese ndaj komisionit për protestën në Rrugën e Kombit, theksojmë se, veprime të tilla të turpshme na bëjnë edhe më kurajoz dhe më të vendosur në qëndrimet tona të drejta, në mbrojtje të interesave të banorëve të Kukësit. I bëjmë thirrje organave përkatëse të kryejnë detyrimet ligjore”, shprehet Komisioni organizativ i protestës.

Kujtojmë se pas protestës së mbajtur në 31 Mars 11 qytetarë kuksianë u arrestuan, ndërsa ende sot mbahen në burg 4 prej tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas