Kronika

Kërcasin plumbat para shtëpisë, bëhet “shoshë” benzi i parkuar i 28-vjeçarit në Krujë

Mesazhet e kodura në plumba po kërcain në mes të ditës dhe personat që fshihen pas ngjarjeve të tilla mbeten identitete anonime për policinë. Një mjet tip Benz i parkuar në oborrin e një shtëpie në Krujë është qëlluar me breshëri plumbash. Mësohet se i riu me inicialet A.I ka bërë kallëzim në Polici.

“Më datë 17. 09. 2018 ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i parkuar në oborrin e banesës. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Neni 84 dhe 278/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas