Kryesore

Keni paqartësi për tarifat në rrugën e Kombit? Ja ku duhet të telefononi…

Në datën 17 shtator 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë. Kompania koncensionare njofton të gjithë qytetarët e Qarkut Kukës që përdorin rrugën e Kombit se nuk kanë nevojë të bëjnë abonim apo të pajisen me kartë telepas, por do të paguajnë për cdo kalim tarifën simbolike prej 100 lekësh duke kaluar në korsinë e tyre të dedikuar.

Kompania ka vënë në dispozion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për cdo pyetje e paqartësi.



Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.

Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.

Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.

Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas