Kronika, Kryesore

“Keni ndonjë problem” dhe pastaj i vrau 4 veta

xhuvaniNuk ka zgjatur shumë hetimi ndaj Kostandin Xhuvanit, djalit të ish- deputetes socialiste, Luiza Xhuvani.

Krimi i ndodhur në orët e para të datës 4 nëntor sot është zbardhur i gjithi dhe prokuroria e ka çuar Xhuvanin për gjykim në Gjykatën e Tiranës.



Siç ka bërë të ditur sot, Prokuroria e Tiranë e ka akuzuar Kostandin Xhuvanin për disa akuza si: “vrasje në rrethana cilësuese…” dhe “prodhimi dhe mbajtja e armëve pa leje…”.

I dyshuari akuzohet për vrasjen e 4 personave, pas një konflikti të ndodhur në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj.

Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.

Sipas ekspertizës, rezulton se faktorë plotësues të qitjes me armë janë gjetur vetëm në trupin e të dyshuarit Xhuvani dhe konkretisht në dorën e djathtë të tij.

Në këtë mënyrë, krahas dëshmive dhe rindërtimit të ngjarjes, provohet edhe shkencërisht që autori i vrasjes së 4 personave është shtetasit Kostandin Xhuvani.

Sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se Kostandin Xhuvani ka pasur një grindje të çastit me shtetasit Jaho dhe Xhaj në lokalin ku gjendeshin në tavolina të ndryshme.

Pas një bisede me tone të larta, Xhuvani dhe miku i tij, viktima Demiraj, fillimisht kanë dalë nga lokali dhe më pas janë kthyer brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas rikthimit në lokal, Xhuvani i është drejtuar shtetasve Jaho dhe Xhaj “keni ndonjë problem” dhe menjëherë u ka qëlluar me armë tip pistoletë, duke lënë të vdekur këta dy persona.

Por, nga plumbat e qëlluar prej armës së tij, janë goditur edhe Arbër Demiraj, i cili ishte në shoqërinë e Xhuvanit, si edhe italiani Gianpaolo Azzola, i cili gjendej në lokal në shoqërinë e një personi tjetër dhe që nuk kishin asnjë lidhje me palët në konflikt.

Si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arbër Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij, Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida (ky i fundit rezulton që nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e goditjes me armë, por ka qenë shumë pranë lokalit), si edhe është deklaruar i vdekur në spital italiani Gianpaolo Azzola.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas