Teknologji

Keni marrë telefonata nga ky numër? Kujdes! Ja çfarë fshihet pas

Një kompani që punon me investimet në bursë dhe përdor një numër me prefiks slloven po kryen veprimtari të jashtëligjshme në vendin tonë, paralajmëron Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

“AMF paralajmëron investitorët për rrezikun ndaj shërbimeve të shoqërisë që operon me emrin FXLider nëpërmjet adresës së internetithttps://www.fxlider.com. Mbështetur në Ligjin nr. 9879 datë 21.2.2008 “Për Titujt” dhe Vendimin nr. 55 datë 30.03.2011 ‘Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë’, një shoqëri brokerimi e huaj lejohet të ofrojë shërbimet e saj në vendin tonë, përmes një ‘agjenti’ të themeluar si shoqëri brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pas miratimit nga AMF. FXLider që operon në adresën https://www.fxlider.com nuk është i licencuar nga Autoriteti për të operuar si agjent për të ofruar shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë”, njofton Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.



Për këtë arsye, AMF i bën thirrje investitorëve të bëjnë shumë kujdes përpara se të marrin një vendim në lidhje me pranimin e një oferte të kryer nëpërmjet telefonatave ose mjeteve të tjera të komunikimit për t’i nxitur ata të regjistrohen ose hapin llogari nëpërmjet faqes së internetit https://www.fxlider.com, pasi Autoriteti nuk monitoron ligjshmërinë e aktivitetit të FXLider dhe nuk mund të jetë në mbrojtjen e interesave të investitorëve, që investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara.

Autoriteti tërheq vëmendjen se çdo komunikim, nëpërmjet telefonit, email-it, apo mjeteve të tjera, që përfaqëson një ftesë ose marketing për të investuar nëpërmjet https://www.fxlider.com, është i jashtëligjshëm dhe u lutet investitorëve të denoncojnë pranë Policisë së Shtetit apo organeve të tjera ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë, në rast se kontaktohen nga kjo shoqëri.

“Lista e shoqërive të licencuara nga AMF për ofrimin e shërbimeve për  investime mund të gjenden në faqen zyrtare të AMF-së në linkun e mëposhtëm: http://amf.gov.al/tt_agjent.asp Autoriteti, njëkohësisht po komunikon me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese për të ndaluar aktivitetin e kësaj shoqërie”, mbyllet njoftimi i AMF.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas