Dikur, Kryesore

Keni dëgjuar për kohën e Haxhi Qamilit…? Ja fotot e rralla nga ekzekutimi i tij

16 gusht 1915, ekzekutimi i Haxhi Qamilit

Qamil Zyber Xhameta nga fshati Sharrë i Tiranës, i njohur si Haxhi Qamili, ishte figura qendrore e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915. Parimet e Haxhi Qamilit dhe të kryengritësve që udhëhiqte ishin kundërshtimi i politikave pro-perëndimore të mbretit Wied dhe qeverisë së Esat Pashës, dhe bashkimi pa kushte me Portën e Lartë. Duke qenë se kjo lëvizje kryengritëse u bë pengesë për zhvillimin e vendit, qeveria arrestoi udhëheqësin e saj bashkë me një tufë mbështetësish. Xhelal bej Zogolli kryesoi gjyqin e kryengritësve, në përfundim të të cilit kryengritësit u dënuan me vdekje dhe u varën publikisht më 16 gusht 1915. Sjellim këtu fotografitë e bëra gjatë gjykimit të Haxhi Qamilit. Foto: AQSh.



 

PasPara

1 koment

Leave a Reply to sa i ngjaka berishes mor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas