Kryesore, ShowBiz

Këngëtarja shqiptare martohet papritur, del fotoja nuse…

Megjithëse Rona Nishliu nuk ka folur kurrë publikisht për lidhjen me partnerin e saj Fiorin, ata nuk iu kanë shpëtuar paparacëve në rrugët e Tiranës. Dhe me sa duket, këngëtarja shqiptare ka vendosur të kurorëzojë me martesë dashurinë me partnerin e saj prej pesë vitesh.

Por Arbër Bytyqi, grimieri dhe parukieri që ka rregulluar këngëtaren shqiptare, ka publikuar foton e saj nuse dhe duket shumë ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim. E grimuar lehtë dhe flokët me onde mbi supe, të kapura në njërën anë me një lule, Rona dukej shumë e qeshur dhe e lumtur.



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, ka shkruar grimeri që është kujdesur për pamjen e saj. Këngëtarja nuk ka publikuar asnjë foto nga dasma dhe ky lajm ishte i papritur, pasi ajo nuk ishte shprehur publikisht për planet e saj për dasmë.

Rona Nishliu ka lindur dhe është rritur në Mitrovicë, ndërsa në moshën 13-vjeçare është transferuar në Prishtinë. Në vitin 2004, ajo shkëlqeu në “Ethet e së premtes mbrëma”, ku arriti deri në Top 5. Pas atij spektakli për talentë, ajo u angazhua në Radio Blue Sky si prezantuese.

Në vitin 2012, Rona e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në Baku të Azerbajxhanit me këngën “Suus”. Ajo ishte këngëtarja e parë nga Kosova që e përfaqësonte Shqipërinë dhe njëherësh ka arritur suksesin më të madh duke zënë vendin e pestë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas