ShowBiz

Këngëtarja e njohur shqiptare hap dyert e vilës së re, luks gjithandej

Një prej banoreve më të reja që i është shtuar kompleksit më të shtrenjtë në Tiranë  është këngëtarja Maja Aliçkaj.

Në një speciale për “Rudina”, Maja ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka rrëfyer më shumë për gjithçka është ndërtuar aty brenda, çdo detaj në dekorin e shtëpisë luksoze, por edhe debatet me bashkëshortin për gjërat që ajo ëndërronte t’i kishte në vilën e saj të re.



Siç tregon artistja, në këtë zonë në periferi të Tiranës ia vlen të investosh, pavarësisht vlerës së kushtueshme: është larg zhurmës së metropolit, ka ajër të pastër, ka komunitet të zgjedhur, por ka edhe shumë hapësirë që i jep mundësi artistes të shijojë çdo kënd të saj.

Beni, bashkëshorti i Majës, është ai që është kujdesur për çdo detaj. Meqë profesioni i tij është arkitekt, këngëtarja natyrisht që ia ka besuar atij gjithçka, por nuk kanë qenë të paktat rastet kur, me dëshirat e saj, apo me tendencat që ka parë online, të kërkojë ndonjëherë edhe gjëra të pamundura.

Megjithatë, ia kanë dalë. Dhe sot i gëzohen shtëpisë së bukur, e cila, edhe pse u ka kushtuar shumë kohë, u dhuron një kënaqësi të pamatë: “Kur më pyesin sa kohë na ka kushtuar, unë përgjigjem ‘nuk e them, se ashtu është një muhabet’. Në të vërtetë, na ka mërrë shumë kohë, por e kemi ndërtuar ngadalë.

Edhe për shkak të angazhimeve dhe projekteve, na ka zgjatur. Ka pasur edhe periudha të gjata kur nuk kemi punuar fare. Tamam tamam, ndoshta një vit na ka marrë dhe 5, 6 muaj intensive”, – tregon Maja për “Rudina” duke shpjeguar me detaje për arredimin gjatë kësaj periudhe.

E gjitha është bërë nga duart e bashkëshorit, ndaj Maja është e lumtur që nga duart e tij gjithçka është vendosur në vendin e duhur: “Cdo gjë është bërë me duart e Benit. Nuk ka asnjë lloj shansi që të mos jetë në vendin e duhur, është shumë merakli”, – thotë ajo.

Duke nisur që nga hyrja kryesore, salloni, dhoma e gjumit, këndi i punës, ballkoni e gjithçka rreth e rrotull është e kuruar me shumë kujdes. Është e dukshme që është shtëpi artistësh, por edhe shtëpi vlonjatësh. Mes simboleve, piktuarave apo detajeve të tjera që kanë histori, gjendet edhe kjo pikturë nga Llogoraja dhe pisha flamur. Një çift nga Vlora s’mund të mos kishte në shtëpi një shenjë nga vendlindja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas