ShowBiz

Këngëtarja e njohur greke deklaron publikisht origjinën e saj: “Jam shqiptare”

Këngëtarja e njohur në shtetin helen, Bela Meri, u bë shumë e njohur për publikun grek pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “X Factor”, por edhe për koncertet e shumta që ka dhënë në këtë vend.

Por askush nuk e dinte deri më tani se 23 vjeçarja është me origjinë shqiptare. Bela ka qenë e ftuar së fundmi në një emision, prej nga ku ka bërë deklaratën e habitshme.



“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, është shprehur ajo.

Ndonëse është në fillimet e karrierës së saj, Bela Mari premton që të kthehet shumë shpejt në një artiste të njohur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas