ShowBizz

Këngëtari shumë i dashur nga shqiptarët jep lajmin rënqethës… çfarë do t’i ndodhë?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:50 - 12/09/18 |
mapo.al

Al Bano Carrisi nuk do të këndojë më. Këngëtari italian konfirmon largimin e tij nga muzika raportojë mediat vendase. Në një intervistë në emisionin, ‘Mattino Cinque” ai ka thënë se, nga data 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.


“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”,- ka thënë 75-vjeçari. 31 dhjetori do të jetë data e fundit e koncertit të tij.


Shkaku i largimit të tij janë bërë sëmundjet. Në vitin 2017 këngëtari i njohur italian u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.


Pesëdhjetë e tre vjet karrierë, një jetë me “trëndafila dhe gjemba”, “Di rose e di spine” si titulli i diskut të tij të fundit dhe një vit që filloi me emocione të forta, pas skualifikimit nga finalja e Sanremos.


Kujtojmë që pas divorcit nga bashkëshortja Romina Power, Al Bano u martua Loredana Lecciso-n 26 vjeçe më të re.


Etiketa: , , ,

Pas