ShowBiz

Këngëtari i njohur ngre alarmin për turizmin shqiptar: Sezoni veror po fle

Këngëtari i njohur Stefi Prifti me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për situatën në të cilën ndodhet turizmi shqiptar.

Prifti shkruan se turizmi shqiptar po gulçon dhe se sezoni veror duke sikur fle. Sipas tij të vetmit që po e mbajnë gjallë turizmin këtë vit janë të huajt edhe diaspora shqiptare.



Më tej Stefi Pristi thekson se çmimet e larta të cilat kanë larguar pushuesit dhe nuk justifikojnë as gjysmën e vlerës, sa i perket kushteve dhe shërbimeve.

Prifti ka thënë më tej se Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar situatën, ndërsa e kritikon këtë të fundit për orarin e mbylljes së lokaleve në darkë.

Postimi i plotë

Alarm !
Turizmi shqiptar po gulcon..!
Jam i bindur, se shume njerez e biznese po shikojne, ndiejne dhe kuptojne renien e nje nga shtyllave kryesore te ekonomise shqiptare – TURIZMIT veror.
Dheee… “dardha e ka bishtin mbrapa…”
Kete vit (ky sezon veror), duket sikur fle..! Perjashto, disa hotele te mbushur me turiste te huaj, Polake, Ceke etj, (lavdi Zotit qe jane dhe ata), pjesa tjeter e plazheve dhe hoteleve jane me dobet, shume me dobet se minimalisht 5 vitet e fundit! Ajo qe te ben me teper pershtypje eshte, se nuk shikon shqiptare te Shqiperise, por edhe shume pak shqiptare te Kosoves!
C’fare ka ndodhur? Ku jane shqiptaret?
Mungesa e lekut apo abandonim i plazheve shqiptare nga vete shqiptaret? Faleminderit shqiptareve te diaspores qe vazhdojne te jene prezent dhe te vetmit, qe duan dhe munden te paguajne “nivelin e kuq” te cmimeve maramendese, sidomos ne Jug te vendit.
Pra! Cmimet zonja dhe zoterrinj! Cmimet idiote qe nuk justifikojne as gjysmen e vleres, sa i perket kushteve dhe sherbimeve.
Vertet i morret ca leke me shume vitet qe kaluan, duke abuzuar dhe duke menduar se gjithmone do kishte budallenj per te paguar kot, vetem nga atdhedashuria apo natyra jone e bukur dhe fati juaj, qe nuk dini si ta perdorni dhe ta vini ne sherbimin tuaj dhe te shoqerise. Por, jo! Njerezit mund ti mashtrosh njehere nga e mira dhe njehere nga e keqja, pastaj te tregojne targen…!
Te pakten dy-tre vitet e fundit eshte folur shume per cmimet e kripura, por askush nuk e vuri ujin ne zjarr – thote populli. Eshte e natyrshme per disa resorte me klas, qe krejt natyrshem mbajne standarte dhe cmime “diferencuese”, por, keto resorte justifikojne deri diku me investimet serioze dhe sherbime te mira, patjeter edhe me interesin qe kane per nje klientele te zgjedhur, me njerez te pasur.
Te tjeret..! “Ku i con mushka”?!
Edhe vezet ju duket sikur jane te florinjta…! Nuk ka cmime per shtresen e mesme, lere pastaj per te varferit qe nuk marrin mundimin ta mendojne qofte edhe per nje dite Jugun Shqiptar.
Edhe dicka tjeter!
Oraret e lokaleve dhe koncerteve!
Une e di shume mire, se shumica e atyre qe kane poste drejtuese ne kete vend, ne qeverisje dhe administrate nuk kane kurajo dhe guxim per te sugjeruar apo ndryshuar ligje a vendime, qe jane vendosur ne nje kohe te caktuar per arsye te caktuara… ndonjehere edhe te gabuara…! Ata jane si majmunet (ne vendim marje e kam fjalen…)! As nuk ju shkon neper mend qe gjerat ndryshojne… interesat e vendit kerkojne vendime te reja.
Une mendoj, se ligji i orarit te lokaleve (minimalisht per dy muajt e veres, Korrik dhe Gusht) duhet te ndryshoje.
Nuk mund te kete gezim dhe ndjeshmeri pushimesh, kur ne oren 11:00 duhet te mbyllet gjithcka, nga e Hena deri te Enjte dhe deri ne 12:00 te Premte dhe te Shtune!
Nuk eshte ne sherbim te shqiptareve dhe shqiptarise ky ligj.
Te pakten, duhet te ndjekim shembullin e vendeve ballkanike, si Kroacia, Sllovenia etj (mos flas per Greqine..). Orari te shkoje deri ne 01:15 min. C’do gje do te jete mrekulli per te gjitha palet e interesit, mbi te gjitha per pushuesit qe duan te gezojne dhe shijojne ato pak dite pyshimesh. Pse jo edhe per artistet qe kane periudhen me te mire te vitit per te realizuar koncertet e tyre dhe njekohesisht bizneset, per te justifikuar nje mbremje normale ne kohe.
Ja, me thoni ju! Si mund te filloje nje koncert ne oren 10:00 dhe ne 11:00 te perfundoje? E di..! Dikush do thote te filloje ne 21:00! Asnje pushues nuk vjen ne ate ore kur, qellimi kryesor i pushimeve jane deti dhe dielli..!
Meqenese nuk kam besim tek askush tjeter per te ndryshuar dicka rreth kesaj teme, po i drejtohem direkt kryeministrit shqiptar z. Edi Rama te ndikoje dhe orientoje ndryshimin e ketij ligji ne favor te pushuesve, artisteve dhe bizneseve, per rrjedhoje ne favor te turizmit shqiptar.
Per te gjithe pjesen tjeter, kryesisht te rinj qe duan te vazhdojne jeten e nates, duhet te jene vende te specifikuara (diskoteka, clube etj) ne zona te vecanta apo ambjente te mbyllura.
Nese duhet te kete disa zona, qyteza a fshatra turistike qe duan qetesi absolute, te percaktohen dhe te behen te njohura per te gjithe.
Pushime te mbara ju uroj!
Me rrespekt Stefi Prifti

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas