Kryesore, Politika

I këndoi me iso diktatorit, ‘shpërthen’ Tërmet Peçi pas denoncimit të PD: Le të më heqin, sa të kem Komandantin…

Pas videos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi teksa këndon këngë kushtuar diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar ky i fundit.

Në një lidhje telefonike për BalkanWeb Peçi pohoi se, gjithçka ishte në kuadër të festimeve për rastin e 75-vjetorit të çlirimit të qytetit, në një darkë zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës.



Ndërkohë, pyetjes lidhur me kërkesën publike të Tritan Shehu për shkarkimin e kryebashkiakut, Peçi tha se deputeti i PD duhej të ishte dje pjesë e festimeve dhe mos të merrej me këto histori.

 “Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet, po merret me këto histori? Po le të më heqin, ca të them unë. S’do merrem me këto histori”,- tha kryebashkiaku Peçi për ‘BalkanWeb’.

Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale shihet se si Tërmet Peçi shoqëron me zë Golikun e famshëm të Bënçës, teksa këndojnë këngë për Hoxhën, madje ai në një moment përshëndet me grusht.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas