Kryesore

Kemi gabuar rëndë? Nuk është e rëndësishme sa hamë, por kur duhet të hamë




               Publikuar në : 08:12 - 26/06/18 |
mapo.al

Ndoshta kemi gabuar në gjithçka me fiksimin tuaj për peshoren, dhe kontrollin e asaj që konsumoni.


Por duke u fokusuar shumë tek kjo pjesë kemi harruar konceptin thelbësor: kur duhet të hamë?

Një pjatë makarona, është një pjatë makarona gjithmonë, por metabolizmi ynë ndryshon gjatë 24 orëve, e për rrjedhojë dhe aftësia për të përthithur ushqimin. Kështu nuk është njësoj të konsumosh makaronat në darkë, apo në drekë.

Quhet Dietë Kronologjike, dhe nuk është një dietë e radhës, por një regjim ushqimor për të cilin ka nisur të flitet që në vitet ’80. Thelbi është tek sinkronizimi i vakteve me orën e brendshme të trupit, duke nisur nga cikli gjumë-zgjuar, ditë-natë. Pra, duket se është më mirë të hash ushqim sa më herët.

Por cila është arsyeja shkencore e avantazhit të konsumit herët të vakteve?

“Dimë ende shumë pak për dietën kronologjike, por dimë atë që vëzhgojmë. Pra, hormone ndjekin një ritëm rrethor, pra prodhimi i tyre ndryshon gjatë 24 orëve. Ata që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në pjesën e parë të ditur janë më të dobët dhe kanë rrezik më të ulët për diabet dhe sëmundje të zemrës”, thotë Andrea Ghiselli./Fax


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas