Aktualitet, Kryesore

Këmbimi valutor, në fillim të sezonit turistik euro vijon rënien – Rriten dollari dhe paundi britanik

Tregu i këmbimit valutor është hapur ditën e sotme me një rritje të valutave të huaja si dollari amerikan dhe stërlina britanike, ndërkohë që euro vijon trendin rënës.

Në hyrje të sezonit turistik, shpenzimet në euro në vizitorëve, por edhe remitancat që sjellin emigrantët që kthehen për pushime në atdhe, duket se kanë sjellë sërish një tepricë të madhe të euros në treg. Kjo tepricë ka bërë që politika e Bankës së Shqipërisë për të rikthyer euron në nivele normale të mos jetë ende efektive.



Ditën e hënë, euro është zhvlerësuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi, duke rënë në vlerën e 125.5 lekëve në blerje dhe 126.5 lekëve në shitje. Megjithatë, duket se valuta do të ndalet në këtë kurs, për shkak se luhatjet edhe në mëngjesin e sotëm kanë qëndruar brenda kufijve të 0.1 lekëve.

Ndërkohë, dobësimi i lekut duket se po jep efekt në kursin e valutave të tjera. Dollari amerikan është rritur me plot 2.1 lekë për njësi krahasuar me vlerat e ditës së premte. Sot valuta e SHBA këmbehet për 108.3 lekë në blerje dhe 109.5 lekë në shitje.

Një ecuri të ngjashme ka ndjekur edhe paundi britanik, duke u forcuar me 1 lek për njësi. Stërlina këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 143.3 lekë në blerje dhe 144.5 lekë në shitje, por duket se do të ndjekë një trend rënës gjatë ditëve në vazhdim.

Sa i takon valutave të tjera dollari australian është regjistruar në rritje me 0.5 lekë për njësi, ndjekur nga dollari kanadez, i cili është forcuar me 0.4 lekë për njësi dhe franga zvicerane e cila është rritur lehtë me 0.2 lekë për njësi./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas